Zidane thotë se fajet janë te ai për humbjen nda Shakhtar

Zidane thotë se fajet janë te ai për humbjen nda Shakhtar

Një befasi e madhe ka ndodhur në ndeshjen e parë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, pasi ekipi nga Ukraina, Shakhtar Donetsk, e ka mposhtur ekipin e Real Madrid me rezultat 3 me 2.

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, ka thënë se fjet janë te ai për këtë humbje, njofton Insajderi.

“Unë nuk e pashë ekipin ashtu siç doja dhe kur nuk e sheh ekipin ashtu si dëshiron, faji është i yti”, tha fillimisht francezi.

“Është një lojë e keqe, një natë e keqe. Unë jam trajneri dhe më takon mua të gjej zgjidhjen – ne e meritojmë kritikën, të gjithë, unë i pari. Për fat të mirë ne patëm një reagim në pjesën e dytë sepse ata nuk e meritojnë atë, ata janë kampionë dhe kjo më shqetëson”, shtoi ai.

“Unë jam përgjegjës dhe duhet të kërkoj zgjidhje sepse kjo nuk mund të ndodhë”, përfundoi francezi./Insajderi.com.