Kina “blenë” edhe Maradonën

Kina “blenë” edhe Maradonën

Edhe Diego Armando Maradona duket se do të përfitojë nga milionat që po derdhen në futbollin kinez. Ish-sulmuesi i Argjentinës, një nga ikonat botërore të sportit, duket se do të jetë “blerja” e fundit e kampionatit aziatik, këtë radhë me ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të qeverisë kineze.

Sipas informacioneve të para, qeveria kineze po mendon që të vazhdojë rritjen e nivelit të futbollit, por jo duke afruar futbollistë në fundin e karrierës apo yje të cilët nuk gjejnë më hapësira në skuadrat e tyre, siç ka ndodhur në vitet e fundit, por të rinj shumë të talentuar. Kinezët besojnë se afrimi i Diego Armando Maradonës dhe emërimi i tij si konsulent për klubet e Superligës, do ta ndihmonte kampionatin në këtë aspekt.

Maradona do të kishte për detyrë të gjurmonte të rinj shumë të talentuar dhe t’ua sugjeronte klubeve kineze, duke i ndihmuar ata më pas që të bindnin këta futbollistë për të shkuar në Kinë.