Dy ndeshje të Super kupës së Kosovës në basketboll do të zhvillohen sonte.
Golden Eagle Ylli me Ponte Prizrenin do të ndeshen duke filluar nga ora 17:00.
Ndërsa derbi në mes Pejes dhe Bashkimit fillon nga ora 19:30, njofton Insajderi.
Në gjysmëfinale tashmë kanë kaluar Prishtina dhe KB Rahoveci të cilat sonte presin t’i mësojnë kundërshtarët e tyre. /Insajderi.com