Zbutet ‘situata e jashtëzakonshme’ në Tajlandë pas ditësh protestash

Zbutet ‘situata e jashtëzakonshme’ në Tajlandë pas ditësh protestash

Tajlanda ka revokuar një dekret emergjence që vendosi një javë më parë ndërsa u përpoq t’i jepte fund muajve të protestave kundër kryeministrit dhe monarkisë.

Një deklaratë zyrtare tha se “situata e dhunshme” që kishte çuar në dekret ishte lehtësuar.

Masat, të cilat ndaluan tubimet e më shumë se katër personave dhe vendosën një shtetrrethim, nxitën tubime edhe më të mëdha.

Të mërkurën protestuesit i dhanë kryeministrit Prayuth Chan-ocha tre ditë për t’u larguar ose për t’u përballur me më shumë demonstrata.

Në përgjigje, Z. Prayuth sinjalizoi se ai do të hiqte dekretin, por u kërkoi protestuesve që të përgjigjeshin duke zbutur “fjalimet e tyre të urrejtura dhe përçarëse”.

Lëvizja e udhëhequr nga studentët po kërkon dorëheqjen e Z. Prayuth, një ish gjeneral i cili mori pushtetin në një grusht shteti në 2014 dhe vitin e kaluar u bë kryeministër pas një votimi të diskutueshëm.

Ata duan një zgjedhje të re, ndryshime në kushtetutë dhe një fund të ngacmimit të kritikëve të shtetit.

Ata po kërkojnë gjithashtu kufizime të fuqive të mbretit, një thirrje që ka çuar në diskutime të pashembullta publike të një institucioni të mbrojtur nga kritikat me ligj./Insajderi.com

Burimi: BBC News