Lojtari i dytë te Roma me Covid-19, preket mbrojtësi italian

Lojtari i dytë te Roma me Covid-19, preket mbrojtësi italian

Para sfidës së hënë, kundër Milanit, Romës i shtohet edhe një lojtar tjetër listës së futbollistëve të prekur me koronavirus, njofton Insajderi.

Para disa ditësh, Amadou Diawara te Roma u bë lojtari i parë i prekur me koronavirus, ndërsa gjatë ditës së sotme, u konfirmua edhe një lojtar tjetër pozitiv, bëhet fjalë për qendërmbrojtësin italian, Gianluca Mancini.

Njoftimin për prekjen e lojtarit me virus, e ka bërë publik vet lojtari, në llogarinë personale në Instagram, ku shkruan “përshëndetje të gjithëve, unë u testova pozitiv me Covid, si rezultat kam hyrë në karantinë”.

Më tutje, mbrojtësi 24 vjeçar, shkruan “ndihem mirë dhe tashmë po numëroj ditët derisa të kthehem në fushë. Shihemi së shpejti dhe Forza Roma!”.

Ndeshjen e mbrëmshme në Europa Ligë, që Roma e fitoi kundër zviceranëve të Young Boys me rezultat 1:2 si mysafir, Mancini nuk u paraqit fare në takim, ndërsa do të mungoj edhe për derbin e të hënës në Serie A, kundër Milan. Gjithashtu, për këtë takim, Romës do t’i mungoj edhe mbrojtësi anglez, Chris Smalling. /Insajderi.com