Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Budapest

Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Budapest

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka fituar medaljen  e artë në Grand Slam-in e Budapestit të Hungarisë, njofton Insajderi.

Xhudistja Krasniqi, më finalen e madhe ka mposhtur kampionen olimpike nga Rio 2016, xhudisten nga Argjentina, Paula Pareto, në kategorinë 48 kilogramë.

Kështu, me këtë triumf, Krasniqi ka fitur edhe një mijë pikë të tjera olimpike, të vlefshme për Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Distria Krasniqi, deri në finale arriti pasi në raundin e dytë mposhti hungarezen Eva Csernoviczki, ndërsa në çerekfinale mundi francezen, Shirine Boukli. Gjithashtu, Distria në gjysmëfinale mposhti xhudisten nga Izraeli, Shira Rishiny. /Insajderi.com