Vashat kosovare barazojnë pa gola me Turqinë

Vashat kosovare barazojnë pa gola me Turqinë

Në kuadër të ndeshjes së tetë në grupet kualifikuese për kampionatin evropian, vashat kosovare kanë barazuar pa gola në transfertën në Turqi, njofton Insajderi.

Në ndeshjen kualifikuese, Kosova ka barazuar pa gola ndaj vashave turke. Duhet cekur, që Kosova nga minuat e 35’ e takimit, ishte me një lojtar më pak, pasi futbollistja kosovare, Liridona Syla, u ndëshkua me kartonin e dytë të verdh, duke lënë Kosovën me 10 lojtarë në fushë.

Pas këtij takimi, Kosova ka mbledhur 10 pikë dhe ndodhet në pozitën e katërt në grup, ndërsa Turqia ndodhet në pozitën e pestë në grup me vetëm dy pikë. Ne ndeshjen e parë mes Kosovës dhe Turqisë, kosovaret ishin treguar më të suksesshëm duke fituar me rezultat 2:0.

Në takimin e ardhshëm, vashat kosovare i presin në Prishtinë, favoritët e Holandës, ndeshje që luhet me 27 tetor me fillim nga ora 20:00. /Insajderi.com