UEFA publikon listën e klubeve më të suksesshme

UEFA publikon listën e klubeve më të suksesshme

UEFA, ka bërë publike listën e klubeve më të suksesshme në garat evropiane, ku në krye të listës qëndron Real Madrid me 600 pikë pas 439 ndeshjeve në total dhe 13 titujve të fituar, njofton Insajderi.

Pas madrilenëve të Realit, i dyti ndodhet gjigandi bavarez, Bayern Munchen me 352 ndeshje, 484 pikëve dhe gjashtë titujve të fituar.

I treti në listë ndodhet Barcelona me 449 pikëve, 319 ndeshje dhe pesë titujve të fituar. Në vendin e katërt është ekipi anglez Manchester United me 374 pikë të tubuara, 279 ndeshje dhe tre tituj të fituar.

Top pesëshen e mbyll skuadra torineze, Juventus, me 351 pikë, 279 ndeshje dhe dy tituj të fituar.

Në top 10 skuadrat, listën e mbyllin, Milan, Liverpool, Benfica, Porto dhe skuadra holandeze Ajax. /Insajderi.com