Bernard Berisha shënon dy herë dhe asiston një herë për Akhmat

Bernard Berisha shënon dy herë dhe asiston një herë për Akhmat

Bernard Berisha, e ka festuar në mënyrën më të mirë të mundshme ditëlindjen e tij, lojtari i përfaqësueses së Kosovës mbushi ditën e djeshme 29 vjeç, teksa shkëlqeu në përballjen e sotme ndaj Ufa-s të vlefshme për kampionatin rus, duke realizuar dy herë dhe duke asistuar një herë në triumfin 3-1 të skuadrës së tij Akhmat Grozny kundër ekipit të UFA-së, njofton Insajderi.

Ish-futbollisti i skuadrave shqiptare si Besa e Kavajës dhe Skënderbeut, ishte padyshim, futbollisti më i mirë në fushën e lojës, duke bërë diferencën. Berisha hapi serinë e golave në minutën e 14’ të takimit, falë një penalltie të fituar nga vetë ai. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0.

Në minutën e 57’ të ndeshjes, mysafirët barazuar me Aliev, derisa Akhmat mbeti me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Semenov në minutën e 58’ të takimit.

Pavarësisht se ishin me një lojtar më pak, skuadra e Berishës, arriti të realizonte edhe dy herë të tjera. Fillimisht anësori kosovar asistoi për Iljin në minutën e 68’, teksa në minutën e 77’, me një shpërthim fantastik, i la të gjithë me gojë hapur, duke dribluar edhe portierin, teksa vulosi për  shifrat përfundimtare 3-1.

Me këtë fitore, Akhmat ndodhet në pozitën e 10 në tabelë me 17 pikë të tubuara. /Insajderi.com