Klubi i futbollit NGA Skenderaj, Drenica, ka prezantuar të hënën trajnerin e tyre të ri që vjen nga Shqipëria, Bledar Devolli, njofton Insajderi.
Devolli do ta zërë vendin e Fadil Ramës që u largua nga drejtimi i ekipit për shkak të rezultateve jo të mira në fillim të këtij stinori
Nuk janë dhënë më shumë detaje në lidhje me kontratën e tij si dhe detajet e marrëveshjes, por Devolli i është bashkuar klubit nga Skënderaj dhe do t’i nisë menjëherë stërvitjet për ta përgatitur ekipin për ndeshjen e radhës në Superligë.
Për trajnerin 42-vjeçar, Drenica do të jetë skuadra e dytë në Kosovë, pasi në vitin 2018 ishte pjesë e klubit KEK-u.
Si trajner në Shqipëri, Devolli ka udhëhequr Kamzën, Tomorin, Kastriotin, Bylysin dhe së fundi Tiranën (U19)./Insajderi.com.