Edhe Bangladeshi proteston duke kërkuar bojkotimin e produkteve franceze

Edhe Bangladeshi proteston duke kërkuar bojkotimin e produkteve franceze

Dhjetëra mijëra njerëz kanë marshuar nëpër kryeqytetin e Bangladeshit, Daka, duke kërkuar një bojkot të mallrave franceze mes një grindjeje mbi qëndrimin e ashpër të Francës ndaj Islamit radikal.

Ata dogjën një figurë të Presidentit Emmanuel Macron, i cili ka mbrojtur karikaturat e Profetit Muhamed.

Policia bllokoi marshuesit për të mos arritur në ambasadën Franceze.

Macron është bërë një shënjestër në disa vende me shumicë myslimane pas mbrojtjes së tij të sekularizmit francez.

Ai foli pasi një mësuesi iu pre koka në fillim të këtij muaji për shfaqjen e karikaturave që përshkruanin Profetin Muhamed. Duke i bërë homazhe mësuesit, Macron tha se Franca “nuk do të heqë dorë nga karikaturat tona”.

Të hënën, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan bëri thirrje gjithashtu për bojkot të mallrave franceze./Insajderi.com

Burimi: BBC News