Vashat kosovare presin në Prishtinë  vashat holandeze

Vashat kosovare presin në Prishtinë  vashat holandeze

Sonte (e marte), me fillim nga ora 19:00, në stadiumin mitik “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Përfaqësuesja e Kosovës në kategorinë e femrave, pret kombëtaren holandeze të femrave, në ndeshjen kualifikuese për evropianin e vitit 2022, njofton Insajderi.

Ndeshja është e vlefshme për grupin A të kualifikimeve, ku në këtë ndeshje, vashat kosovare i pret një sfidë e vështirë, duke marrë parasysh kapacitetin dhe superioritetin e vashave holandeze.

“Tulipanet” kanë fituar të gjitha ndeshjet në grup, ku ndodhen në vendin e parë me pikë të plota pas tetë ndeshjeve, ndërsa vashat e Kosovës ndodhen në vendin e katërt me 10 pikë të grumbulluara pas shtatë ndeshjeve.

Kosova ndodhet në grupin A, së bashku me Rusinë, Slloveninë, Turqinë dhe Estonin. /Insajderi.com