Reali veç një barazim ndaj ekipit të Munchengladbach

Reali veç një barazim ndaj ekipit të Munchengladbach

Edhe pas fitores së madhe në “El Classico”, ekipi i Zinedin Zidane, nuk ka arritur të këndellet në Ligën e Kampionëve, pasi ata kanë barazuar me ekipin e Gladbach me rezultat 2 me 2, njofton Insajderi.

Ekipi gjerman, kaloi i pari në epërsi, në minutën e 35’, përmes Thuram dhe më këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, ishte prapë ekipi mysafir që shënoi golin e dytë, përsëri përmes Thuram në minutën e 58’.

Deri tre minuta pa përfunduar ndeshja, madrilenët ishin në disavantazh me dy gola, por në minutën e 87’, ishte Karim Benzema ai që shënoi dhe i gjithë ekipi shkoi në sulm për të gjetur golin e barazimit, të cilin e arritën në minutën e 90+3’ përmes Casemiro.

Real Madrid, në grupin “B”, radhitet në pozitën e fundit me vetëm një pikë të fituar./Insajderi.com.