Turqia e zemëruar me karikaturat e Charlie Hebdo ndaj Erdoganit

Turqia e zemëruar me karikaturat e Charlie Hebdo ndaj Erdoganit

Zyrtarët e lartë turq dënuan një karikaturë që përbuz Presidentin Tayyip Erdogan, në të përjavshën satirike franceze, Charlie Hebdo, të mërkurën, duke e quajtur atë një “përpjekje të neveritshme” për “përhapjen e racizmit dhe urrejtjes së saj kulturore”.

Zemërimi turk për karikaturën i shtoi karburantit një grindje midis Turqisë dhe Francës rreth karikaturave të Profetit Muhamed, të cilat u ndezën pasi një mësuesi i cili u kishte treguar nxënësve karikaturat në një mësim mbi lirinë e fjalës iu pre koka në Francë këtë muaj, raporton Reuters.

“Ne e dënojmë me forcë botimin në lidhje me Presidentin tonë në revistën Frnceze e cila nuk ka respekt për asnjë besim, shenjtëri dhe vlera,” shkroi zëdhënësi presidencial Ibrahim Kalin në Twitter.“Ata thjesht po tregojnë vulgaritetin dhe imoralitetin e tyre. Një sulm ndaj të drejtave personale nuk është humor dhe shprehje e lirisë, ”tha ai.

Karikatura në kopertinën e Charlie Hebdo, tregon Erdoganin të ulur në një bluzë të bardhë dhe mbathje, duke mbajtur një pije të konservuar së bashku me një grua të veshur me një hixhab islamik. /Insajderi.com