Ballkani mposht Prishtinën

Ballkani mposht Prishtinën

Ballkani ka arritur të shënoi fitore kundër Prishtinës, me përmbysje rezultati, ngase pas 45’ minutave të parë, skuadra nga Suhareka e gjente veten në disavantazh, njofton Insajderi.

Në ndeshjen e zhvilluar në “Stadiumin e Qytetit”, që ishte krye ndeshja e kësaj gjiro në Superligën e Kosovës, të parët kaluan në epërsi miqtë nga Prishtina me golin e shënuar nga Otto John, në minutën e 34’ të ndeshjes. Me rezultat minimal 0:1 për mysafirët u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Ballkani kishte një paraqitje krejt tjetër, paraqitje që me plot meritë mban primatin e liderit. Fitorja për suharekasit u arrit vetëm në dy minutat e fundit të takimit.

Së pari shënoi golin e barazimit, Mevlan Zeka, pas një asistimi të Edvin Kuç (88’), ndërsa golin e fitores së madhe, Ballkani e shënoi në minutën e parë shtesë, më anë të të njëjtit autor. Kuç harkon, Zeka shënon, skenari ishte i njëjtë sikur te goli i parë.

Me këtë fitore, “Xhebrailat” kanë mbledhur 22 pikë dhe ndodhen krye të tabelës pas nëntë gjirosh, ndërsa Prishtina ka tubuar 11 pikë pas tetë gjirosh, ku ndodhet në pozitën e katërt në tabelë. /Insajderi.com