Sulmuesi i Manchester United, anglezi Marcus Rashford, me tre golashin e realizuar sonte ndaj RB Leipzig, ka thyer rekordin e Kylian Mbappe për “hetrikun” më të shpejtë të realizuar në Ligën e Kampionëve si zëvendësues.
Rashford u inkuadrua në lojë në minutën e 63’ dhe kishte vetëm 27’ minuta në dispozicion për të arritur këtë rekord mbresëlënës.
Ai shënoi golat e tij në minutat 74’, 78’ dhe 90+2’, njofton Insajderi.
Para natës së sotme, ishte Kylian Mbappe ai që e mbante këtë rekord, i cili kishte realizuar tre gola si zëvendësues për 38’ minuta lojë.
Me këto tri gola, Rashford, kalon si i pari në listën e golashënuesve në Ligën e Kampionëve, me gjithsej katër gola, i përcjellë nga Zapata i Atalanta me tri dhe Lionel Messi me dy./Insajderi.com.