Shkodran Mustafi demanton zërat se Arsenal i ka ofruar kontratë të re

Shkodran Mustafi demanton zërat se Arsenal i ka ofruar kontratë të re

Mbrojtësi shqiptar nga Gostivari, Shkodran Mustafi, ka bërë të ditur se nuk ka pasur bisedime me Arsenalin për vazhdimin e kontratës, me gjithë spekulimet e mediave angleze se atij I është ofruar një kontratë e re.

“Momentalisht jam i lumtur që jam kthyer nga lëndimi, ishin tre muaj të gjatë. Thjesht isha i lumtur për kthimin dhe që jam në gjendje të luaj sërish – sa i përket kontratës, nuk kemi biseduar ndonjë gjë, prandaj nuk kam ndonjë gjë për të treguar”, tha Mustafi, transmeton Insajderi.

Ai, kishte një lëndim të rëndë dhe po rikuperohej para se të dielën të rikthehej në ndeshjen kundër Leicester, të cilën ekipi i Arsenalit e humbi me rezultat 1 me 0./Insajderi.com.