Wenger: Klubet e ligave tjera duan ta shkatërrojnë Premier League

Wenger: Klubet e ligave tjera duan ta shkatërrojnë Premier League

Idenë që të formohet një “Ligë Evropiane” e ka kundërshtuar ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger.

Ai tha se Premier League është “superiore” në raport me ligat tjera, përfshirë edhe anën financiare.

Dhe për këtë, sipas tij, klubet nga ligat e tjera evropiane synojnë shkatërrimin e Premier League.

Për ta, gjëja më e mirë është krijimi i një Ligë Evropiane, e cila në thelb do të shkatërronte Premier League. Pra, nëse ata arrin marrëveshjen nga klubet e mëdha angleze, kjo do të ndodhte”, tha Wenger.

Shumë njohës të sportit e kanë quajtur të rrezikshme krijimin e një Lige Evropiane. /Insajderi.com