Pas pjesës së parë, Milan në avantazh minimal ndaj Sparta Pragës

Pas pjesës së parë, Milan në avantazh minimal ndaj Sparta Pragës

Është mbyllur pjesa e parë në Milano, ku nikoqirët ndodhen në avantazh minimal kundër mysafirëve nga Praga, njofton Insajderi.

Golin e vetëm në këtë pjesë e shënoi sulmuesi i transferuar nga Real Madrid, Brahim Diaz, i cili realizoi në minutën e 24’ të takimit.

Në minutën e 36’ të ndeshjes, sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimoviç, u pengua në mënyrë të pa lejuar në zonë, ku referi turk Ozkahya akordoi penallti. Goditja e Ibrahimoviç përfundoi në traversën horizontale të portierit Milan Heca. /Insajderi.com