Janë mbyllur pjesët e para në ndeshjet që kanë filluar nga ora 21:00 në raundin e dytë të Europa Ligës, njofton Insajderi.
Në grupin A, Roma e ka mbyllur pjesën e parë pa gola kundër ekipit bullgar të CSKA Sofies, ndërsa Arsenal në grupin B, po avancon 2:0 pas 45’ minutave të parë, kundër Dundalk.
Në pjeën e parë, Roma shënoi më anë të mbrojtësit anglez, Chris Smalling, mirëpo goli u anulua pasi ishte nga pozita jashtë loje.
Në anën tjetër, Arsenal, ka shkuar në pushimin mes dy pjesëve me dy gola epërsi. Golin e parë e shënoi Nketiah në minutën e 42’ të ndeshjes, ndërsa golin e dytë e shënoi Willock dy minutave më vonë. /Insajderi.com