Interi shumë shpejt do të zhvillojë bisedime me Stefan de Vrij për kontratën e re, shkruan Tuttosport, njofton Insajderi.
Përkundër se ekipi nga Serie A, po i japin prioritet marrëveshjes së re me Lautaro Martinez, agjenti i De Vrij, Mino Raiola, është i vullnetshëm të ulet me zyrtarët e klubit dhe të diskutojë për të ardhmen e holandezit.
Kontrata aktuale e De Vrij skadon në vitin 2023, dhe ai është një nga më të paguarit në Inter, por Raiola thotë se dëshiron që klienti i tij të fitojë njëjtë si Romelu Lukaku, Christian Eriksen dhe Alexis Sanchez./Insajderi.com