Ndeshja e radhës në mes të McGregor dhe Poirier do të zhvillohet në kategorinë deri në 70 kg

Ndeshja e radhës në mes të McGregor dhe Poirier do të zhvillohet në kategorinë deri në 70 kg

Ndeshja e radhës e Conor McGregor është konfirmuar se do të jetë me Dustin Poirier.

Por, ajo që nuk dihej ishte se në cilën peshë do të zhvillohet ndeshja, pasi ndeshja e fundit e irlandezit në UFC kundër Donald Cerrones ishte në 77 kilogramë.

Tani, një postim i McGregor në Instagramin e tij i sqaron përfundimisht gjërat, njofton Insajderi.

McGregor vs Poirier do të zhvillohet në kategorinë deri në 70 kilogramë, apo Lightweight.

“Fresh nga Laboratori McGregor FAST sot. Skanimi i plotë i kompozicionit të trupit është kompletuar dhe rezultati është Lightweight”, shkruan ish-kampioni në dy divizione i UFC-së.

“The Notorious” ishte ndeshur edhe më parë me “The Diamond”.

Bëhet fjalë për vitin 2014 kur McGregor fitoi me nokaut në raundin e parë, kur kishin kaluar vetëm një minutë e 46 sekonda nga fillimi i ndeshjes.

Por atëherë ndeshja ishte zhvilluar në kategorinë Featherweight, apo deri në 66 kilogram.