Skuadra angleze e Manchster City-t, po mendon transferimin e sulmuesit portugez të Atletico Madrid, Joao Felix, njofton Insajderi.
Skuadra e Guardiolës duket se do të bëjë çmenduri, pasi janë afër të ofrojnë 130 milionë euro për talentin portugez.
Manchester City nuk e ka nisur mirë sezonin e ri në Premier League dhe Cityzens renditen në pozitën e 13-të pas pesë ndeshjeve të luajtura.
City nuk po shënon sikur në sezonet e kaluara dhe Pep Guardiola ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e Joao Felix. Skuadra nga “Etihad” ka shfaqur interesim për Felix para se ai të transferohej te Atletico në Spanjë nga portugezët e Benficës.
Te City janë të vetëdijshëm se transferimi i Felix është një mision mjaftë i vështirë, mirëpo drejtuesit janë të gatshëm të ofrojnë 130 milionë euro për të bindur “Los Colchoneros”. /Insajderi.com