Modriç kërkohet nga klubet e Milanos

Modriç kërkohet nga klubet e Milanos

Milani dhe Interi janë favoritët kryesorë për të transferuar mesfushorin e Realit të Madridit, kroatin Luka Modriç, sipas informacioneve që vijnë nga mediat spanjolle, njofton Insajderi.

Sipas media spanjolle, “Defensa Central”, Modriç i cili e ka përsëritur shpesh gjatë intervistave të fundit se dëshiron të tërhiqet në “Santiago Bernabeu”, nuk ka pasur kontakte me presidentin Florentino Perez për rinovimin e kontratës aktuale e cila skadon qershorin e ardhshëm (2021). Zikaltrit janë favoritë për të firmosur me fituesin e “Topit të Artë” 2018 nëse ai nuk rinovon me madrilenët.

Por, gjithashtu një hap të tillë e ka bërë edhe Milani duke biseduar me agjentin e tij dhe kërkuar të mësojë rreth kushteve të lojtarit.

Trajnerit italian të Inter, Contes i intereson futbollisti, por ky i fundit nuk ka lëshuar deri tani asnjë sinjal për të ardhmen sepse dëshiron që të arrijë një marrëveshje të fundit me mbretërorët, për ta mbyllur karrierën aty. /Insajderi.com