Japonia do të shtyjë festat e fund-vitit shkaku i Covid-19

Japonia do të shtyjë festat e fund-vitit shkaku i Covid-19

Japonia sot i kërkoi pushtetit lokal të shtyjë festat e ardhshme të Vitit të Ri për të ndihmuar në parandalimin e valës në rritje të rasteve të koronavirusit të cilat janë ngjitur në mbi 100 mijë, transmeton Insajderi.

Ministri i ngarkuar me luftën kundër pandemisë, Yasutoshi Nishimura tha se shtyrja e festës mund të zvogëlojë turmat dhe të shmangë një rritje tjetër të rasteve.

Rastet e koronavirusit në Japoni u rritën të enjten në 100.407, përfshirë 1.733 vdekje.

Vendi ka kryer gati 2.39 milionë teste. Një komitet qeveritar kishte sugjeruar zgjatjen e pushimeve të Vitit të Ri deri më 11 janar, njoftoi agjencia e lajmeve Kyodo.

Këtë vit, pushimet do të mbaronin normalisht deri më 3 janar, pasi dita tjetër është e hënë, një ditë pune, e cila mund të shkaktojë tollovi në tre ditët e para të vitit, raporton Anadolu Agency (AA).

Nishimura gjithashtu u kërkoi qytetarëve të ndërmarrin hapa parandalues gjatë Hallowen-it, këtë të shtunë, më 31 tetor.

Shoqata e guvernatorëve provincialë mbështeti masat anti-koronavirus të qeverisë.

Rreth 900 organizatave të biznesit u është kërkuar të ndjekin shembullin.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm, Toshimitsu Motegi njoftoi sot uljen e këshilltave të udhëtimit për tetë vende, përfshirë Kinën, Korenë e Jugut, Australinë, Singaporin, Tajlandën, Tajvanin, Zelandën e Re, Brunein dhe Vietnamin plus Tajvanin.

Kërkesat më të buta të nivelit dy të këshillimit për qytetarët të shmangin udhëtimet jo-thelbësore.

Japonia gjithashtu shtoi Mianmarin dhe Jordaninë në listën me 152 vende dhe rajone nën këshilltat e nivelit tre të udhëtimit. /Insajderi.com