Ballkani nuk ka të ndalur, mposht edhe Besën

Ballkani nuk ka të ndalur, mposht edhe Besën

Skuadra nga Suhareka, Ballkani, ka mposhtu me rezultat bindës 4:1 vizitorët nga Peja, skuadrën e Besës, njofton Insajderi.

Në minutën e 26’ të ndeshjes, skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi, arriti të fitonte penallti, ndërsa nga pika e bardhë i pagabuar ishte golashënuesi më i mirë i Superligës, Mirlind Daku, i cili realizoi për 1:0. Ndërsa, pas vetëm tre minuta (29’), Daku gjeti përsëri rrjetën e portës kundërshtare, duke realizuar për shifrat 2:0. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë e takimit.

Në pjesën e dytë, pejanët ishin më kërkues për golin e tyre të parë, gol që do të ngushtonte epërsinë e nikoqirëve. Këtë e arriti në minutën e 70’ të ndeshjes, Donat Sheqerolli, i cili ngushtoi epërsinë në 2:1.

Në anën tjetër, 10 minuta para fundit të ndeshjes, Ballkani realizoi përsëri. Këtë radhë shënoi Meriton Korenica për shifrat 3:1, ndërsa krejt në fund të takimit, Ballkani realizoi përsëri, Sinani këtë radhë shënoi, duke vulosur shifrat përfundimtare, Ballkani 4:1 Besa.

Me këto tre pikë, pas 10 ndeshjeve, Ballkani shkon në kuotën e 25 pikëve dhe ndodhet në krye të renditjes tabelore, ndërsa ka mbetur në kuotën e pesë pikëve dhe ndodhet në fund të tabelës. /Insajderi.com