Bundesliga: Fitojnë Dortmund dhe Bayern Munchen

Bundesliga: Fitojnë Dortmund dhe Bayern Munchen

Ditën e shtune, Bundesliga gjermane ka vazhduar me javën e gjashtë, ku favoritët, Dortmund dhe Bayern Munchen shënojnë fitore si mysafire e Armenia Bielefeld, respektivisht Koln-it, njofton Insajderi.

BVB Dortumund, ka shënuar fitore me rezultat 0:2 ndaj ekipit të rikthyer në Bundeslignë gjermane, Armenia Bielefeld. Pjesa e parë e takimit u mbyll pa gola, ndërsa në pjesën e dytë, mysafirët shënuan tre herë, për të arkëtuar pikë të plota.

Në 53’ minutë, zhbllokoi rezultatin mbrojtësi gjerman, Mats Hummels, ndërsa në minutën e 71’ të ndeshjes, Hummels shënoi përsëri për ekpin e  tij. Me rezultat 0:2 u mbyll takimi.

Në anën tjetër, kampioni aktual gjerman, Bayern Munchen, fitoi me rezultat 1:2 kundër Koln. Të dy golat skuadra bavareze i shënoi në pjesën e parë. Së pari realizoi Cuopo – Moting (13’), ndërsa golin e  dytë e realizoi Gnabry në minutat shtesë të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, vendasit ngushtuan rezultatin me Drexler, tetë minuta para fundit. Kështu, Bayern fiton tre pikë në një transfertë të vështirë.

Në ndeshejt tjera të Bundesligës u shënuan këto rezultate: Augsburg 3:1 Mainz, Eintracht Frankfurt 1:1 Werder Bremen.  /Insajderi.com