Përsëri humb Prishtina, kësaj radhe nga Drenica

Përsëri humb Prishtina, kësaj radhe nga Drenica

Në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, Drenica ka mposhtur Prishtinën me rezultat minimal, duke e futur në krizë skuadrën nga kryeqyteti, njofton Insajderi.

Pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultat 0:0, ndërsa goli i vetëm në këtë takim u shënua në pjesën e dytë.

Po zhvillohej minuta e 60’ e ndeshjes, kur Fazliu tundi portën e ekipit të Prishtinës, me një parabolë, pas gabimit të portierit mysafir.

Në anën tjetër, tre raste kishte Prishtina, për të barazuar rezultatin. Së pari tentoi Mici, pastaj Krasniqi dhe në fund rast të mira kishte Boshnjaku, por pa arritur qëllimin.

Kështu, me këto tre pikë, Drenica ngritët në vendin e pestë me 14 pikë, ndërsa Prishtina me këtë humbje, zë vendin e gjashtë me 11 pikë. /Insajderi.com