Napoli zhgënjen në javën e gjashtë të kampionatit italian duke u mundur nga Sasuolo 0-2 në shtëpi, ndërsa Roma ka mposhtur në “Olompico” Fiorentinën me rezultat 2”0, njofton Insajderi.
Në ndeshjen me Sassuolon, u aktivizua kapiteni i Shqipërisë Elseid Hysaj, i cili luajti deri në minutën e 70’ dhe u zëvendësua me shokun e skuadrës, portugezin Mario Rui, ndërsa Amir Rrahmani edh eps qëndroi në bankën rezervë, nuk u aktivizua asnjë minutë.
Golat për mysafirët u shënuan nga Locatelli 59’ minutë nga penalltia, ndërsa golin e dytë e shënoi në kohën shtesë, Maxime Lopez.
Në sfidën tjetër të kampionatit, Roma-Fiorentina, verdhekuqtë fituan me rezultatin 2-0 me golat e Spinazzolës dhe Pedros.
Anësori italian shënoi në minutën e 12’ të ndeshjes, ndërsa spanjolli Pedro realizoi në minutën e 70’ të takimit, pas nja asistimi nga Mkhitaryan.
Në këtë takim pati minuta edhe për mbrojtësin e Shqipërisë, Marash Kumbulla, i cili hyri në lojë tre minuta para përfundimit të kohës së rregulltë. /Insajderi.com