“Kemi bërë një ndeshje të madhe, të shkëlqyer ndaj një kundërshtari të fortë si Fiorentina”.
Kjo ishte deklarata e trajnerit të Romës, Paulo Fonseca, pas fitores në Olimpico me rezultat 2 me 0.
Roma arriti të shënojë dy herë nëpërmjet e Leandro Spinazzola dhe Pedro Rosriguez.
Ekipi i kryeqytetit italian ishte dominant në ndeshje, për të marrë fitoren e tretë në Kampionat pas gjashtë xhirove.
“Kemi krijuar shumë raste dhe jemi mbrojtur mirë. E rëndësishme pas fitores ishte që nuk pranuam gol dhe kjo më bën edhe më të lumtur”, tha portugezi. /Insajderi.com