
Nikas Sule është infektuar me virusin COVID-19, njofton Insajderi.
Klubi i tij, Bayern Munich, ka kumtuar lajmin për rezultimin pozitiv të qendërmbrojtësit.
Sipas komunikatës së klubit ai është në gjendje stabile shëndetësore.
“Nikas Sule, 25, ka rezultuar pozitiv për Covid-19. Mbrojtësi i Bayern Munich-ut është në karantinë në shtëpi dhe ndihet mirë”, ka shkruar klubi në Twitter. /Insajderi.com
Niklas Süle, 25, ist positiv auf COVID-19 getestet worden. Der Abwehrspieler des FC Bayern München befindet sich in häuslicher Quarantäne, es geht ihm gut.
— FC Bayern München (@FCBayern) November 2, 2020