Kandidati për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka thënë se beson se do të fitojnë këto zgjedhje.
Ai tha se Amerika nuk është vendi i Trump-it apo i tij që ta shpallin fituesin.
“Ndihemi mirë për vendin ku jemi. Ne besojmë se jemi në rrugën e duhur për të fituar këto zgjedhje”, ka shkruar Biden në Facebook.
Momentalisht është duke u zhvilluar një garë shumë e ngushtë në mes Biden e Trump-it.
Biden ka epërsi në Califoni, ndërsa Trump është përpara në Florida. Dy shtete që kanë shumë senatorë. /Insajderi.com