Sonte zhvillohen tetë ndeshje të Ligës së Kampionëve

Sonte zhvillohen tetë ndeshje të Ligës së Kampionëve

Sonte në Ligën e Kampionëve do të zhvillohen tetë ndeshje të fazës së grupeve.

Në Grupin “E”, Chelsea e pret Rennes e Sevilla po ashtu luan si vendas kundër Krasnodar.

Ekipi italian Lazio i shkon Zenit St. Petersburg, ndërsa gjermanët e Dortmund-it përballen me Brugge.

Gjiganti spanjoll, Barcelona luan me skuadrën ukrainase, Dynamo Kjiv. Ndërsa, kampioni Italian Juventues luan si mysafir i Ferencvaros.

Në grupin e fundit Manchester United udhëton në Stamboll për duelin me Istanbul Basaksehir – ndërsa skuadra franceze, PSG në mungesë të tre sulmueseve kryesorë përballet me skudrën gjermane Leipzing e cila vitin e kaluar ishte gjysmefinalistë. /Insajderi.com