Trump konteston numërimin e fletëvotimeve: Votat e mia u zhdukën si me magji

Trump konteston numërimin e fletëvotimeve: Votat e mia u zhdukën si me magji

Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara të Amrikës, Donald Trump, po ka dyshime se diçka jo e rregullt ka ndodhur me numrin e votave.

Sidomos, ai po dyshon për vendet që udhëhiqen nga demokratët, e në të cilat thotë se njëherë ishte duke fituar.

“Mbrëmë isha duke udhëhequr, në mënyrë solide në disa vende kryqe, në gati të gjitha rastet ku demokratët i kanë kontrolluar. Pastaj, një nga një, ato filluan si me magji të zhduken ndërsa numëroheshin fletëvotime të hedhura befasisht. Shumë e çuditshme”, ka shkruar Trump në llogarinë e tij në Facebook, derisa ka komentuar edhe kompanitë e sondazheve, të cilat i ka kritikuar ashpër.

“Ndërsa ata që merren me sondazhe ia kanë huqur krejtësisht dhe historikisht”./Insajderi.com