Ekipi i Trump kërkon rinumërim në Wisconsin

Ekipi i Trump kërkon rinumërim në Wisconsin

Nga ekipi i Donald Trump po kërkojnë rinumërim të votave në Wisconsin – shtet ky ku Biden po udhëheqë me rreth 20 mijë vota, njofton Insajderi.

“Ka pasur raporte për parregullsi në disa vende në Wisconsin që rrisin dyshime serioze rreth validitetit të rezultatit”, ka thënë menaxheri i kampanjës së Trump, Bill Stepien në një deklaratë.

“Presidenti është pro që të kërkojmë rinumërim dhe menjëherë do ta bëjmë”.

Ndryshe nga pretendimet e republikanëve, mediat në SHBA raportojnë se nuk ka fakte për ndonjë parregullsi në garën presidenciale, dhe Meagan Wolfe, administratorja e komisionit zgjedhor në Wisconsin, ka dhënë përgëzime për menaxhimin e zgjedhjeve në këtë shtet.

Përkundër se Trump mund të kërkojë rinumërim, vështirë se mund të ndryshohet rezultati final me një dallim aq të lartë prej 20 mijë votash.

Madje edhe përkrahës të Trump, siç është ish-guvernatori i Wisconsin, Scott Walker, ka pohuar se është e vështirë të ndryshojë rezultati./Insajderi.com