Everton kërkon Isco-n

Everton kërkon Isco-n

Sipas asaj që raporton prestigjiozja britanike “The Sun”, jo vetëm Interi por edhe Evertoni është vënë në ndjekje të Isco-s, njofton Insajderi.

Fantazisti 28 vjeçar nuk është i lumtur në Real Madrid dhe do të mirëpriste krahëhapur çdo ofertë të një klubi “Big” për të.

Isco mbërriti tek klubi mbretëror në vitin 2013 duke u aktivizuar në 212 ndeshje dhe duke shënuar 36 gola.

Me transferimin e mundshëm të Isco-s te Everton, sulmuesi spanjoll do të gjente në Angli ish bashkëlojtarin e tij, kolumbianin James Rodriguez dhe teknikun italian, Carlo Ancelotti, që të tre dikur bënin pjesë së bashku te ekipi “galaktik”. /Insajderi.com