Lucescu i kërkoi fanellën Messi-t, por fillimisht refuzoi t’ia dhuronte argjentinasi

Lucescu i kërkoi fanellën Messi-t, por fillimisht refuzoi t’ia dhuronte argjentinasi

Një sekuencë e veçantë është kapur nga kamerat në fundin e ndeshjes, mes Barcelonës dhe Dinamos së Kievit, e cila u luajt në “Camp Nou” dhe përfundoi me fitoren e katalanasve me rezultatin 2-1, njofton Insajderi.

Trajneri i skuadrës ukrainase, Mircea Lucescu pas përfundimit të ndeshjes, iu afrua yllit të Barcelonës, Leo Messi dhe i kërkoi fanellën e ndeshjes së djeshme. Megjithatë argjentinasi për një moment e refuzoi dhe për këtë e kishte një arsye.

Messi mësohet t’i ketë thënë Lusescut se nuk mund t’ia jepte fanellën në fushë, për shkak të protokollit të UEFA-s, por i premtoi atij se do ia jepte në dhomat e zhveshjes, të cilën e mori pastaj trajneri rumun. /Insajderi.com