Gjilani ka shënuar fitore të rëndësishme si vendas kundër skuadrës së fundit në tabelë, Llapit, njofton Insajderi.
Gjatë tërë takimit, skuadra gjilanase ishte skuadër më e mirë, ndërsa golin e avantazhit e gjeti në minutën e 26-të me Fiton Hajdarin. Me epërsi minimale për nikoqirët u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Gjilani kërkonte golin e dytë dhe të sigurisë së tre pikëve, derisa golin e arritën vetëm në minutën e 75’ të ndeshjes. Autor i golit ishte Ardit Hila, i cili u asistua në mënyrë perfektë nga Gerhard Progni. Me rezultat 2:0 për vendasit mbaroi takimi.
Me këtë tre pikë, Gjilani shkon në kuotën e 20 pikëve dhe ndodhet në vendin e tretë në tabelë, ndërsa kjo ishte humbja e tretë radhazi për Llapi, të cilët ndodhen në vendin e fundit në tabelë me vetëm pesë pikë të tubuara. /Insajderi.com