Së paku 30 persona kanë vdekur në shtatë ditë në krahinën Delta të Nigerisë, vend në Afrikën Perëndimore, për shkak të “sëmundjes misterioze”, transmeton Insajderi.Mediat lokale theksojnë se 30 persona kanë vdekur në rajonin Ute Okpu dhe Idumus për shkak të sëmundjes e cila ende nuk është diagnostikuar.
Zyrtarët lokalë theksuan se personat e vdekur janë të moshës mes 18 dhe 25-vjeç. Ata shprehën shqetësim për shkak të situatës momentale dhe sëmundjes që tani është e panjohur.Autoritetet porositën se po vazhdon hetimi mbi shkaqet e vdekjes. Disa nga këto persona, para vdekjes, kanë pasur simptoma të vjelljes gjak, plogështi dhe kokëdhembje, raporton Anadolu Agency (AA).
Thuajse 1.000 persona kanë vdekur në Nigeri para pesë muajve për shkak të “një sëmundje misterioze”. /Insajderi.com