Donald Trump ka pasur një marrëdhënie të tensionuar me kancelaren gjermane Angela Merkel gjatë kohës që ishte në detyrë, njofton Insajderi.
Ai ka bërë presion mbi vendin për të kontribuar më shumë në shpenzimet e mbrojtjes së NATO-s dhe kundërshtonte Merkelin mbi gjithçka, nga ndryshimi i klimës, diplomacia deri te Coronavirus-i.
Tani ministri i jashtëm i Gjermanisë Heiko Maas ka komentuar zgjedhjet në ShBA.
“Humbësit e denjë janë më të rëndësishëm për funksionimin e një demokracie sesa fituesit e shkëlqyeshëm”, tha Maas në një intervistë me grupin mediatik “Funke”.
“ShBA nuk është shfaqje me një protagonist”, tha ai duke shtuar se “ata që vazhdojnë t’i hedhin benzinë zjarrit, sa i përket situatës aktuale po veprojnë në mënyrë të papërgjegjshme”. Insajderi.com