Kujtim Fejzullai i kishte ndihmuar fqinjës së moshuar të bartë ushqimet para sulmit Vjenë

Kujtim Fejzullai i kishte ndihmuar fqinjës së moshuar të bartë ushqimet para sulmit Vjenë

Një fqinje i terroristit të Vjenës Kujtim Fejzullai ka treguar se si vrasësi buzëqeshi ndërsa e ndihmonte me qeset e pazareve e saj, vetëm disa orë para se ai të niste tërbimin e tij vrasës.

Gordana Nikoliç, 68 vjeç, tha rreth orës 2 pasdite të hënën, gjashtë orë para se të fillonte sulmin e tij i cili vrau katër dhe plagosi shumë të tjerë, 20-vjeçari dukej “krejt i mirë”.

Ajo tha për Mirror: “Unë dola nga ashensori në ndërtesën tonë dhe ai po zbriste shkallët nga banesa e tij. Ai u afrua dhe erdhi drejt meje për të më ndihmuar me çantat”.

“Unë i thashë se isha mirë, por ai këmbënguli të ndihmonte, kështu që ai zbriti shkallët me pazaret e mia dhe i solli deri tek dera ime”.

“Ai ishte i qeshur, i lumtur dhe duke biseduar, dukej krejt normal”.

Fejzullai i cili kishte pozuar me armët që përdori në sulm në mediat sociale, ishte veshur në orën 2 pasdite me rroba sportive dhe pantallona të gjera, të zeza ndërsa po dilte nga dera, tha Gordana.

Banesa e tij, në një zonë ku vendasit thonë se përdoruesit e drogës mblidhen, u mbyll pasi policia shpërtheu derën në orët e para të mëngjesit të djeshëm./Insajderi.com

Mirror