Tre lojtarë rezultojnë me Covid-19 te Lazio

Tre lojtarë rezultojnë me Covid-19 te Lazio

Tronditet Lazio në Itali, tre lojtarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, njofton Insajderi.

Sipas asaj që raporton “La Gazzetta dello Sport”, tre lojtarë “bardhekaltër” kanë rezultuar pozitiv nga tamponët e kryer mëngjesin e sotëm.

Akoma nuk dihet se cilët lojtarë te Lazio janë të infektuar me Covid-19, të cilët janë të kushtëzuar për të mos qenë në dispozicion të trajnerit Simone Inzagi në sfidën e vështirë ndaj Juventus të dielën në orarin e mesditës.

Ky lajm negativ vjen edhe pas atij kaosi të ndodhur në mesjavë në “shtëpinë” e Lazios, ku tre lojtarë nuk u aktivizuan në sfidën e Ligës së Kampionëve ndaj Zenitit në Rusi, për shkak të mungesave të tamponit, ndër ta ishin gardiani shqiptar, Thomas Strakosha dhe sulmuesi italian, Ciro Immobile. /Insajderi.com