Masat anti-COVID: Rukiqi paralajmëron protesta të komunitetit biznesor

Masat anti-COVID: Rukiqi paralajmëron protesta të komunitetit biznesor

Bizneset janë të interesuara për protesta dhe forma tjera të kundërshtimit për vendimet e nxjerra nga Qeveria të premten që kufizojnë aktivitetin biznesor në vend.

Këtë paralajmërim e ka bërë kryetari i Odës Ekonomike Berat Rukiqi, njofton Insajderi.

“Ka presion te jashtëzakonshëm nga bizneset për organizim te protestave dhe formave tjera te kundërshtimeve per stërzgjatje e miratimit te ligjit për Rimëkëmbjen ekonomike dhe vendimet e fundit qe lidhen me menaxhimin e pandemisë”, ka shkruar Rukiqi në Facebook.

Ai po ashtu tha se “Barrën sociale të pandemisë po e paguajnë bizneset. Gjendja e bizneseve çdo ditë e me shumë po përkeqësohet”.

Rukiqi kërkoi që të miratohet ligji për Rimëkëmbje Ekonomike e në rast se nuk konsultohen bizneset për masat anti-COVID, atëherë rruga vetme mbesin protestat.

“Nëse nuk ka miratim te ligjit për Rimëkëmbjen ekonomike dhe nëse vazhdohen te merren masa për menaxhimin e situatës me pandeminë, pa asnjë konsultë me biznesit, protestat mbesin rruga e vetme për te kërkuar seriozitet institucional ne sigurimin e mbijetesës te bizneseve”. /Insajderi.com