Biden: Është koha që Amerika të bashkohet

Biden: Është koha që Amerika të bashkohet

Biden ka lëshuar deklaratën e tij të parë që kur u projektua si fitues në zgjedhjet presidenciale, transmeton Insajderi.

“Unë jam i nderuar dhe i përulur nga besimi që populli amerikan ka vendosur tek unë dhe te Zëvendës Presidenti i zgjedhur Harris”, shkroi Biden. “Përballë pengesave të papara, një numër rekord amerikanësh votuan. Duke provuar edhe një herë, që demokracia rreh thellë në zemrën e Amerikës”, raporton Al JAzeera.

“Me përfundimin e fushatës, është koha të vendosim zemërimin dhe retorikën e ashpër pas nesh dhe të bashkohemi si një komb. Tani është koha që Amerika të bashkohet, dhe për tu shëruar. Ne jemi Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe nuk ka asgjë që nuk mund të bëjmë, nëse e bëjmë së bashku”, tha Biden. /Insajderi.com