Për këtë arsye është larguar Reguillon nga Real Madrid

Për këtë arsye është larguar Reguillon nga Real Madrid

Një prapaskenë interesante është zbuluar nga mediat spanjolle për sa i përket largimit të mbrojtësit Sergio Reguillon nga Reali i Madridit, njofton Insajderi.

Sipas “El Confidencial”, arsyeja e shitjes së futbollistit 24 vjeçar spanjoll, ishte për shkak të një konflikti me Luca Zidane, djalin e trajnerit Zinedin Zidane.

Reguillon shkëlqeu te Sevilla si i huazuar, teksa të gjithë menduan se Reali do t’i besonte një vend titullari këtë sezon, por “galaktikët” vendosën ta transferonin për 30 milionë euro te Totenham i Jose Muorinhos.

Kujtojmë që Reguillon dhe Luca Zidane kanë qenë shokë skuadre te skuadra e dytë e Realit, teksa nuk dihen arsyet e zënkës mes tyre. /Insajderi.com