Fonseca: Ishte fitore karakteri

Fonseca: Ishte fitore karakteri

Roma në javën e shtatë në Serie A, ka shënuar fitore si m mysafire e Genoas me rezultat 3:1, fal hat-trickut të armenit Mkhitaryan, ndërsa pas ndeshjes, trajneri portugez është ndarë me atë çfarë tregoi ekipi i tij në fushën e lojës, njofton Insajderi.

“Ishte një fitore karakteri, gjithmonë kemi qenë të përqendruar. Krijuam shumë mundësi për të shënuar, por gabimi i vetëm ishte kur ata barazuan. Por ekipi ka luajtur me karakter”, ishin e fjalët e Fonsecas pas ndeshjes.

Më tutje, Fonseca u ndal edhe te spanjolli Mayoral, duke thënë: “Ai bëri një ndeshje të mirë, ai punoi mirë. Bëme mirë që e ndërruam me Cristanten, por Borja bëri mirë, kishte një shans por nuk arriti ta shënonte, është diçka normale”.

Në fund, portugezi u ndal edhe te kritikat e fillim sezonit, ku u shpreh: “Duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshje, një fitore nuk mjafton. Ne duam të bëjmë më mirë se sezonin e kaluar, dhe po punojmë për këtë”, ishin fjalët e Fonsecas pas ndeshjes.

Me këtë fitore, Roma shkon në kuotën e 14 pikëve dhe ndodhet në vendin e katërt në tabelë. /Insajderi.com