Trajneri i Real Madridit Zenedine Zidane, ka qenë shumë i dëshpëruar pas humbjes së klubit mbretëror të dielën. Ai e pranoi fajin për këtë disfatë
Real Madridi humbi me rezultat të thellë 4 me 1 në udhëtim nga Valencia, njofton Insajderi.
Për këtë Zidane thotë se s’ka justifikim. Ai shtoi se duhet të përmirësohet mbrojtja e ekipit.
“Është ditë e keqe, nuk ka justifikime. Ne duhet të përmirësohemi në mbrojtje”, tha Zidane.
Reali ka pasur një formë të luhatshme këtë sezon. Ata ndodhën në pozitën e katërt me 16 pikë të grumbulluara. /Insajderi.com