Gastronëmët paralajmërojnë kundërshtime radikale nëse Qeveria i kufizon pa i përkrahur

Gastronëmët paralajmërojnë kundërshtime radikale nëse Qeveria i kufizon pa i përkrahur

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme në të cilën është paralajmëruar Qeveria e Kosovës për masat e ardhshme kufizuese që prekin këtë sektor, në luftimin e virusit COVID-19.

Në kumtesë thuhet se në rast se Qeveria e Kosovës merr vendime pa ndihmuar ata me mjete financiare, nuk përjashtohen format radikale të kundërshtimit, njofton Insajderi.

“Në rast se vendimet e ardhshme për mbyllje nuk do të subvencionohen apo mbështeten me plane konkrete strategjike për mbulimin e dëmeve, dhe Pako për subvencionim të linjave të pagave të punëtorëve, subvencionim të shpenzimeve të qirasë, ndihmesë në pagesën e interesave të kredive, ndarjen e garantëve që stimulojnë qarkullimin në Gastronomi, zotohemi që do të kundërshtojmë çdo vendim për mbyllje të mëtutjeshme ose shkurtim orari, në çdo formë të mundshme, përfshire edhe ato radikale, mos mbylljen e lokaleve, apo edhe protesta”.

Po ashtu në deklaratë theksohet se Gastronomët e kuptojnë situatën me virusin COVID-19, por sipas tyre “, këto lloj mbylljesh pa asnjë mbështetje, siç po pretendon Qeveria e RKS, janë të papranueshme”.

Ata thonë se 40.000 punëtorë varen nga gastronomia dhe çdo vendim që kufizon aktivitetin e tyre rrezikon mirëqenien e mijëra familjeve. /Insajderi.com