Rastet globale me Covid kalojnë 50 milionë

Rastet globale me Covid kalojnë 50 milionë

Totali i rasteve të konfirmuara të koronavirusit është rritur mbi 50 milion pas numrit rekord të rasteve të reja në disa vende.

Më shumë se 1.25 milion njerëz kanë vdekur tani pasi morën virusin, sipas universitetit Johns Hopkins.

Por numrat mendohet të jenë më të lartë për shkak të testimit të pamjaftueshëm në shumë vende.

Një valë e dytë e virusit ka përbërë një të katërtën e të gjitha rasteve, njoftoi Reuters.

Evropa, me më shumë se 12.5 milion raste dhe 305,700 vdekje, është përsëri një pikë e nxehtë pasi ishte epiqendra e parë e pandemisë në fillim të këtij viti.

Në SHBA pak më pak se 10 milion kanë dalë pozitivë. Ka parë më shumë se 125,000 raste në ditë tri ditë me radhë.

Shtetet e Dakotës Veriore dhe Jugore kanë shkallën më të lartë të vdekjeve për frymë./Insajderi.com

BBC News