Nuk është sekret që martesa e Presidentit Donald Trump dhe Melania Trump është trazuar që një kohë. Mund të mos dihet qartë, por ajo në disa raste, bëri të njohur pakënaqësinë me burrin e saj edhe përmes gjuhës së trupit, njofton Insajderi.
Sipas një raporti të Daily Mail, Melania dyshohet se po numëron ditë derisa të mund të divorcohet nga biznesmeni dhe republikani në detyrë. Zbulimi u bë nga ish-ndihmësja e Melania-s, Omarosa Manigault Newman.
Melania Trump priti pesë muaj pasi Trump u zhvendos në Shtëpinë e Bardhë para se të shkonte në Washington nga New York. Ajo priti që djali i çiftit, Barron Trump të mbaronte vitin e tij akademik.
Thuhet se ajo ka shpërthyer në lot kur Donald Trump fitoi zgjedhjet në 2016-ën. Raportohet se ajo nuk e kishte pritur që ai do të fitonte.
Melania, deri tani ka qëndruar larg detyrave tradicionale të Zonjës së Parë si udhëtimet me burrin e saj. Qëndroi larg vëmendjes ndërsa burri i saj Donald Trump po fajësohej këtë janar. Paraqitjet e saj publike nuk kanë qenë të qëndrueshme. Ajo ka munguar në tubimet e fushatës në prag të zgjedhjeve.
Thuhet se zonja e parë ka nënshkruar një marrëveshje para-martesore me Trump, që pretendohet se e ndalon atë të jetë kritike ndaj Donald Trump në intervista ose botimin e librave që përmbajnë detaje të Presidentit të 45-të të SHBA-së. /Insajderi.com